Kështu po shkatërrohet nga ndotja bota nënujore në Britani - Gazeta Express
string(58) "keshtu-po-shkaterrohet-nga-ndotja-bota-nenujore-ne-britani"

Mistere

Gazeta Express

07/01/2021 21:34

Kështu po shkatërrohet nga ndotja bota nënujore në Britani

Mistere

Gazeta Express

07/01/2021 21:34

Marine Conservation Society (MCS) publikoi një raport për gjendjen nënujore afër Britanisë. Praktikat e peshkimit dhe mbledhjes se butakeve është treguar tepër shkatërruese. Ajo ka shkatërruar habitatin e kafshëve të detit dhe po lëshon karbon në ujëra. Organizatat joqeveritare i kanë bërë thirrje Qeverisë Britanike që të ndalojnë këto praktika në ujërat e mbrojtura

Gjuajtja e dëmshme e gjallesave të detit është duke u bërë në 98 për qind të zonave të mbrojtura të Britanisë, një organizatë ka raportuar sot.

Lexo Edhe:

Praktikat e vazhdueshme të peshkimit me rrjeta të rënda që hidheshin në det për të zënë peshk dhe butak të detit është duke e shkatërruar shumë ambientin detar.

Ajo ka rrënuar peizazhet e bukura nënujore dhe ka shkatërruar habitatet e gjallesave derisa vazhdimisht lëshohet karbon në ujë.

Si rezultat, Marine Conservation Society (MCS) ka bërë thirrje te Qeveria e Britanisë që ta përdorë Brexitin si një mundësi për të ndaluar këto praktika kontraverse.

Organizata e ka krahasuar këtë gjë me atë sikurse një “buldozer do të futej në parke kombëtare dhe do ta shkatërronte atë”.  

Raporti ka zbuluar se të gjitha zonat detare të mbrojtura janë shkatërruar gjatë viteve 2015-2018, përveç njërës.

Gjatë kësaj periudhe tri vjeçare, brigjet e rërës dhe shkëmbinjtë nënujor – për të cilët thuhet se janë të mbrojtur – ju kishin nënshtruar më shumë se 89 894 orë peshkimi.

Anijet e peshkatarëve ishin përgjegjëse për 43 për qind të peshkimit, derisa BE kishte 57 për qind, shkruan në raport, transmeton GazetaExpress.

Rrjeti i Britanisë së Madhe ka 358 hapësira detare të mbrojtura, përfshirë  70 plazhe të cilëve ju mbrohen brigjet e rërës, thuhet në raport.

Sidoqoftë, forma shkatërruese e peshkimit është e ndaluar vetëm në një zonë të mbrojtur, e cila ndodhet në një zonë të hapur nga 12 deri në 200 milje detare nga bregu britanik.

Kjo zonë quhet Darwin Mounds dhe gjendet në veri të Skocisë dhe mori mbrojtje legale më 2003, pas një fushate të Greenpeace për të mbrojtur zonat korale në ujërat e thella që janë në këtë vend.

Zonat tjera të mbrojtura kanë mbetur pa shumë faktor të mbrojtjes vetëm sa për ta shmangur peshkimin, përfshirë këtu zonën e mbrojtur detare në Arranin Jugor, e cila është shkatërruar.

Ata aplikuan për statusin MPA më 2012 dhe që nga atëherë është parë një tokë e shkretë ku rëra është transformuar në një parajsë për jetën e egër detare dhe bimët e egra detare.

Por, organizatat kanë tërhequr vërejtjen që vetëm 5 për qind e zonës detare në Britani është mbrojtur nga peshkimi në thellësi.

Kjo ka bërë që të këtë shkatërrime të anemoneve, koralëve, sfungjerëve, peshqve dhe krustaceve për shkak se peshkimi në thellësi lëshon karbone nga sendimentet e baltës në oqean duke shkaktuar kështu ndryshime klimatike potenciale.

Një ndalesë për peshkim në zona të thella bën që mos të këtë karbon në thellësi kurse përfitues është ekosistemi delikat i tyre që ekziston në shtratin e detit, me hulumtimet e mëparshme të jetës detare që mund të rikthehet në nivele të mira brenda pesë viteve.

“Derisa peshkimi në thellësi ende është i lejuar do të vazhdohet lirim i madh i karbonit në shtratin e detit duke ndaluar rikuperimin e habitateve ku ka karbon”, thotë Dr Jean-Luc Solandt, specialist kryesor për zonat e mbrojtura pranë Marine Conservation Society

“Për ta luftuar ngrohjen globale duhet të këtë kufizime se ku mund të zhvillohet peshkimi i këtij lloji”.

“Pa e ndaluar këtë formë të peshkimit, këto zona të deteve tona thjesht nuk po rikuperohen dhe ne po humbasim një mundësi për t’i luftuar ndryshimet klimatike për të siguruar sa më shumë peshk”, shtoi ai.

“Si një shtet me bregdet të pavarur, Britania tani mund të rishikojë cilat anije mund të hynë të peshkojnë në ujërat tona”, tha zëdhënësja e Departamentit të Mjedisit.

“Të gjitha anijet duhet t’i përballen rregullave tona rreth qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes se zonave tona detare”.

“Vitin e kaluar, Qeveria porositi një rishikim të mënyrës se si ne t’i mbrojmë ujërat tona, duke shqyrtuar me kujdes masat që do të ndermirën për të mbrojtur këto zona”.

“Ka edhe fakte të tjera që zonat e mbrojtura detare në Britani nuk janë të përshtatshme për këtë lloj peshkimi”, tha Chris Thorne, një  aktivist i Greenpeace UK për oqeane, duke komentuar raportin e ri.

“Si mundet kjo Qeveri të lejojë shkatërrimin e detit nga peshkuesit në thellësi në pothuajse të gjitha zonat tona të mbrojtura të shtratit të detit, duke dëmtuar jetën detare dhe ekosistemin dhe duke prishur bazat e karbonit, që janë jetik për jetën oqeanike”.

“Koha ka ardhur që Qeveria të ndalojë të fshihet pas deklaratave të thata dhe ta mban premtimin që dha gjatë Brexit për zonat tona të mbrojtura detare”.

“Një rrjet i fuqishëm i zonave të mbrojtura detare, ku ndalohet peshkimi në thellësi, do ta bënte Britaninë një lider për mbrojtje të ambientin detarë dhe po ashtu do të na ndihmonte neve që të luftojmë ndryshimet klimatike”.

“Është koha që tani Qeveria të flet”. /GazetaExpress/