Janë ditë ndryshe në të gjitha shtëpitë e spanjollëve, veçanërisht në atë të Sergio Ramos dhe Pilar Rubio.
Kapiteni i Real Madridit dhe Spanjës u detyrua të vet-izolohet të enjten, pasi një lojtar nga ekipi i basketbollit doli pozitiv me koronavirus.

Koronavirus ka ndërprerë pothuajse gjithçka në botë, sidoqoftë, duket se mbrojtësi andaluzian preferon të marrë anën pozitive të kësaj situate emergjence totale në glob.

Ai dhe Pilar Rubio po i shijojnë disa ditë me familjen.

Më parë kjo ishte e pamundur, për shkak të çështjeve të punës. Tashmë, ata janë mësuar të ndajnë një pjesë të madhe të momenteve të tyre familjare në rrjetet sociale. Edhe në orët e fundit kanë bërë të njëjtën gjë.
“Duhet të shohësh anën e mirë, të shijosh familjen”, shkruan Ramos ne rrjetet sociale.
View this post on InstagramA post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on
Ramos tregoi gjithashtu se puna nuk ndalet, edhe pse e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia.
Stërvitjet i vazhdojnë në shtëpitë e tyre me shpresën që ky ankth që ka kapluar botën do të marrë fund së shpejti.
View this post on InstagramTeletrabajo. // Teleworking. ??♂ ??♂ #YoEntrenoEnCasa #ITrainAtHome
A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on
Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi nëpër botë.
Pas Italisë, vendi më i prekur në Evropë momentalisht është Spanja.
Deri më tani mediat spanjolle raportojnë për 5.700 raste pozitive dhe më shumë se 140 të vdekur nga virusi, CONVID-19. /Gazeta Express/