Këshilltari i Pacollit publikon identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak - Gazeta Express
string(97) "keshilltari-i-pacollit-publikon-identitetet-e-paramilitareve-serbe-qe-kane-kryer-masakra-ne-recak"

Këshilltari i Pacollit publikon identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak

Gazeta Express

07/12/2019 13:58

Këshilltari i Ministrit të Jashtëm në detyrë, Jetlir Zyberaj, ka publikuar identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se ata janë anëtarë të partisë Vuqiçit, dhe se Prokurorët në Kosovë duhet t’i padisin dhe t’i listojnë në Interpol.

Lexo Edhe:

Sipas Zyberajt, tash ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për genocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj.

“Këta persona #këtu janë ata që kanë kryer masakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet t’i padisin dhe t’iistojnë në Interpol. Ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për genocidin serb në Kosovë dhe masakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj”, ka shkruar Zyberaj. /Express