Këshilltari i Besnik Bislimit - Shqiprim Arifit: Bën mirë që po ikën me bishtin ndër shalë e i turpëruar - Gazeta Express
string(101) "keshilltari-i-besnik-bislimit-shqiprim-arifit-ben-mire-qe-po-iken-me-bishtin-nder-shale-e-i-turperuar"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2024 14:30

Këshilltari i Besnik Bislimit – Shqiprim Arifit: Bën mirë që po ikën me bishtin ndër shalë e i turpëruar

Lajme

Gazeta Express

21/04/2024 14:30

Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit se Shqiprim Arifi do të tërhiqet nga politika pasi u hoq nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës.

Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi shkroi në Facebook një listë të punëve që sipas tij nuk i ka kryer Arifi. Por tha se ai “i turpëroi shqiptarët”.

Lexo Edhe:

“Pas 8 viteve, veq dy të mira bëre: që modeli yt mos të përsëritet kurrë. Dhe që po ikën me bishtin ndër shal e I turpëruar. Turpërove shqiptarët, Turpërove Diasporën e Turpërove Preshevën”, shkroi ndër tjerash Mustafi.

Shqiprim Arifi tha të shtunën se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës nga “pushteti autoritar i Beogradit”.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa i tha Gazetës Express se Arifi nuk është shkarkuar nga askush, teksa shtoi se ai tash e nëntë muaj nuk e kishte shumicën në Kuvendin Komunal të Preshevës.