string(108) "kerveshi-partners-firma-ligjore-me-e-suksesshme-ne-kosove-e-para-ne-ranglisten-e-the-legal500-per-vitin-2025"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 11:48

“Kerveshi & Partners”, firma ligjore më e suksesshme në Kosovë – e para në ranglistën e “The Legal500” për vitin 2025

Lajme

Gazeta Express

27/03/2025 11:48

Kerveshi & Partners Law Firm” është shpallur firma më e suksesshme ligjore në Kosovë nga platforma tashmë e njohur “The Legal500”, e cila tashmë ka publikuar renditjen për edicionin e vitit 2025.

Në ranglistën e kësaj platforme “Kerveshi & Partners Law Firm” zë vendin e parë, ndërsa individualisht janë vlerësuar edhe dy avokatët e kësaj firme ligjore: Kujtim Kerveshi dhe Gent Spahija.

Lexo Edhe:

“Legal 500” me seli në Londër është një platformë globale që analizon dhe rendit firmat ligjore në shumë vende. Kjo platformë vlerëson fuqinë e ekipeve të praktikës ligjore bazuar në aftësitë teknike, klientët prestigjiozë dhe kapacitetin për të trajtuar transaksione ose raste komplekse.

“Kerveshi & Partners Law Firm” me një histori të suksesshme të përfaqësimit të klientëve dhe një ekip profesionistësh të angazhuar dhe të kualifikuar vazhdojnë të ofrojnë zgjidhje ligjore të shkëlqyera.

Fokusi i tyre mbetet mbrojtja e interesave të klientëve.

Por, çfarë thuhet në të dhënat e “The Legal500”.

“Firma ligjore ‘Kerveshi & Partners’ është e njohur për praktikën dhe ekspertizën e saj të fortë gjyqësore në arbitrazhin tregtar dhe shkëlqen në çështjet tregtare kontestuese…”.

Në raportin e “The Legal500” jepen të dhënat edhe për klientët që ka prezantuar firma ligjore “Kërveshi & Parnters”.

Në mesin e klientëve, firma ligjore “Kerveshi & Partners” ka pasur edhe rastin e Dua Lipës, BMW Group, Bahçeci Health Group, etj. /Telegrafi/