Është shtyrë për ditën e nesërme, 6 gusht në orën 10:00 seanca për çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”.
Dhjetë personat e akuzuar kërkuan në Gjykatën e Apelit, në seancën me dyer të mbyllura të kësaj të marte, 5 gusht, ndryshimin e masës së sigurisë. Cështja është shtyrë për shkak të kompleksitetit të dosjes.
Kujtojmë se janë lënë në arrest me burg CEO-ja aktual i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori, Leonidha Çobo.
Ndërkohë tetë punonjësit e tjerë të kompanisë janë lënë pesë në arrest shtëpie dhe tre në detyrim paraqitjeje nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...