Kërcënoi Drejtorin e Spitalit të Durrësit që t’i merrte mbesën në punë, nis hetimi për 41-vjeçarin - Gazeta Express
string(96) "kercenoi-drejtorin-e-spitalit-te-durresit-qe-ti-merrte-mbesen-ne-pune-nis-hetimi-per-41-vjecarin"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 14:57

Kërcënoi Drejtorin e Spitalit të Durrësit që t’i merrte mbesën në punë, nis hetimi për 41-vjeçarin

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 14:57

Një 41-vjeçar ka kërcënuar Drejtorin e Spitalit të Durrësit, Renis Mullaj.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasi me iniciale V.M kanosi drejtorin me qëllim që ky i fundit të punësonte mbesën e tij.

Ndaj 41-vjeçarit rëndon vepra penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërkohë që vijon hetimi për ngjarjen.