Pak ditë pasi zbuloi përmes postimeve në rrjetet sociale se është fejuar, Britney Spears u zhuk krejt papritur nga “Instagrami”.
39-vjeçara e cila së fundmi është zgjedhur edhe si personi më me ndikim në botë, nuk i paralajmëroi fansat më parë për këtë vendim.
Por përmes një postimi në “Twitter”, këngëtarja me famë botërore vendosi që të tregonte arsyen që e çoi në këtë vendim që i habiti miliona ndjekësit e saj.

“Mos u shqetësoni miq…thjesht po marr një pushim nga rrjetet sociale për të festuar fejesën time. Do kthehem shpejt” ,- shkroi këngëtarja në Twitter.
Kujtojmë se artistja ka shpallur fejesën me të dashurin e saj me një postim të mrekullueshëm ku shfaq një unazë diamanti. “Nuk mund ta besoj’, shkroi Spears.
Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar nga 12 qershori, do të ofrojë fluturime direkte dy herë...