Këngët më të njohura të Nexhmije Pagarushës - Gazeta Express
string(43) "kenget-me-te-njohura-te-nexhmije-pagarushes"

Këngët më të njohura të Nexhmije Pagarushës

Gazeta Express

07/02/2020 14:34

Këngëtarja ikonë e muzikës shqipe ka lënë pas vete një prapavijë të pasur kulturore.

Nexhmije Pagarusha ka vdekur në mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare, megjithatë emri i saj do të jetojë gjithmonë në kulturën dhe historinë shqipe.

Lexo Edhe:

Ajo është dalluar gjithmonë për zërin e saj të dalluar e të fuqishëm, zë ky që i bënte këngët e saj kryevepra edhe më të veçanta, shkruan Gazeta Express.

Nexhmije Pagarusha, bashkë me bashkëshortin e saj, kompozitorin Rexho Mulliqi e disa bashkëpunëtorë tjerë, kanë publikuar shumë këngë që kanë mbetur të pavdekshme në historinë e muzikës shqipe, e që këndohen e interpretohen edhe gjatë ditëve të sotme.

Padyshim kënga më e njohur e saj është ‘Baresha’, këngë kjo që është kënduar e interpretuar në shumë versione përgjatë viteve. Pagarusha ka qenë e vetmja që ka arritur ta këndojë në mënyrën e saj këngën që është mjaft e vështirë për t’u interpretuar, e që ajo e bënte me aq lehtësi.

Nexhmije Pagarusha – Baresha

Ajo ka kënduar në versionin e saj edhe këngën e njohur “E dehur jam”, duke e bërë si këngë të vetën me interpretimin fantastik që i ka bërë.

Nexhmije Pagarusha – E Dehur Jam

Një këngë që është me të vërtetë e pavdekshme, është ajo me titullin “Ani mori nuse” që shfaqë këngën shqipe në nivel shumë të lartë.

Nexhmije Pagarusha – Ani More Nuse

Njëjtë mund të themi edhe për këngën “E kujtoj atë takim”, në të cilën zëri i artistes kumbon shumë bukur dhe vërehet veçantia e tij./Gazeta Express/

Nexhmije Pagarusha – E Kujtoj Atë Takim

“Mora Testin”

Nexhmije Pagarusha – Mora Testin

“Kur një ditë të kthehesh ti”

Nexhmije Pagarusha & Ardit Gjebrea – Kur Një Ditë Të Kthehesh Ti

“Oj lulija jonë”

Nexhmie Pagarusha Oj lulija jonë

“Sytë për ty i kam të njomë”

Nexhmije Pagarusha – Syte per ty i kam te njome

Shuarja e “Këngëtares së Shekullit”, kush ishte Nexhmije Pagarusha