Kënga e re e Gentës, më e dëgjuara në Zvicër - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

02/09/2020 15:46

Kënga e re e Gentës, më e dëgjuara në Zvicër

Rozë

Gazeta Express

02/09/2020 15:46

Genta po e shijon suksesin e këngës së re.

Genta Ismajli ka pak ditë që është rikthyer me një projekt të ri muzikor, titulli i të cilit është “Ça me bo”, shkruan lajmi.net.

Për këtë këngë, këngëtarja ka bashkëpunuar me Marselin, ndërsa e shoqëruan edhe me videoklip, ku ajo erdhi tejet joshëse.

“Ça me bo” nga Genta dhe Marseli po pritet shumë mirë nga ana e fansave, madje ajo po dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare.

Me anë të një postimi në Instagram, Genta ka bërë të ditur se kjo këngë është renditur e para në listën e projekteve “Trending” në Zvicër.

Sa i përket jetës private, Genta Ismajli është në lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Genta Ismajli – Ça Me Bo ft. Marseli