Këmbësorët në rrezik në Veternik, kërkohet urgjentisht ndërtimi i mbikalimit - Gazeta Express
string(75) "kembesoret-ne-rrezik-ne-veternik-kerkohet-urgjentisht-ndertimi-i-mbikalimit"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 11:32

Këmbësorët në rrezik në Veternik, kërkohet urgjentisht ndërtimi i mbikalimit

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 11:32

Një ditë pas aksidentit në Veternik të Prishtinës, ku mbeti e lënduar rëndë një nënë dhe fëmija i saj, qytetarët kanë nisur një peticion për ndërtimin e një mbikalimi.

Vetura ka shkelur gruan dhe fëmijën teksa po tentonin ta kalonin rrugën, kanë njoftuar dëshmitarët nga vendi i ngjarjes.

Lexo Edhe:

Ndërsa, për parandalimin e këtyre aksidenteve qytetarët kanë nisur një peticion për ndërtimin e një mbikalimi në atë zonë.

Peticionin mund ta nënshkruani duke klikuar KËTU.

Çfarë thanë në QKUK për gjendjen e këmbësorëvë të lënduar dje?

Sipas mjekut kujdestar, Naser Syla, gjendja e nënës është më e rëndë, ndërsa fëmija nuk ka lëndime të mëdha.

Të lënduarit vijnë nga komuna e Drenasit, tha ai.

​“Është një grua e Drenasit së bashku me djalin e saj që i ka goditur vetura. Gruaja është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa fëmija është në gjendje stabile dhe nuk ka lëndime të mëdha”, tha Syla dje për Express.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreht orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësor.

Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar”, ka thënë policia për Express.

Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel për kujdes në komunkacion.