Konfliktet për pronë eskalojnë në dhunë në dy komuna të Kosovës - Gazeta Express
string(63) "konfliktet-per-prone-eskalojne-ne-dhune-ne-dy-komuna-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 9:32

Konfliktet për pronë eskalojnë në dhunë në dy komuna të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

19/04/2026 9:32

Dy raste të ndara të dhunës dhe përdorimit të armëve janë raportuar në Ferizaj dhe Suharekë, ku si pasojë disa persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa një i dyshuar është arrestuar.

Sipas Policisë së Kosovës, në fshatin Doganaj të Ferizajt, më 18 prill 2026 rreth orës 07:30, pas një mosmarrëveshjeje verbale lidhur me një çështje pronësore, tre persona janë përfshirë në rrahje mes vete. Si pasojë, të tre të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit të tyre, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Samadrexhë të Suharekës, dje është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit, pas një kontesti pronësor, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dy persona.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement