KEK-u s'e dëgjon thirrjen e ZRRE-se për të shtyrë punimet në blloqe: Cenohet siguria e operimit afatgjatë - Gazeta Express
string(103) "kek-u-se-degjon-thirrjen-e-zrre-se-per-te-shtyre-punimet-ne-blloqe-cenohet-siguria-e-operimit-afatgjate"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 19:01

KEK-u s’e dëgjon thirrjen e ZRRE-se për të shtyrë punimet në blloqe: Cenohet siguria e operimit afatgjatë

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 19:01

 Pavarësisht thirrjes së ZRRE-së që të shtyhen interventimet e planifikuara nga KEK-u për renovimin e blloqeve, Korporata Energjetike e Kosovës nuk ka ndërmend që të shtyjë punimet.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli, ka thënë se në rast se do të shtyhen punimet, atëherë do të cenohej operimi afatgjatë i kapaciteteve prodhuese dhe sipas tij është e gabuar që të ndodhë një gjë e tillë.

“Shtyrja apo moszbatimi i tyre eventual do të cenonte seriozisht sigurinë e operimit afatgjatë të kapaciteteve prodhuese, prandaj është e gabuar që planifikimi të fokusohet vetëm në nevojat apo lehtësitë e momentit aktual. Qasja e KEK-ut është të shohë përtej afatit të shkurtër, duke investuar në qëndrueshmëri, siguri teknike dhe stabilitet të sistemit energjetik”, ka thënë Bucolli për RTV 21.

ZRRE sipas raportimeve në media, i kishte kërkuar KEK-ut që të shtyjë interventimet në blloqe në një kohë kur konsumi i energjisë elektrike vazhdon të mbetet i lartë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement