KE heton “black out”në Ballkan, ekspertët do përcaktojnë shkaqet e ndërprerjes së energjisë - Gazeta Express
string(88) "ke-heton-black-outne-ballkan-ekspertet-do-percaktojne-shkaqet-e-nderprerjes-se-energjise"

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2024 17:47

KE heton “black out”në Ballkan, ekspertët do përcaktojnë shkaqet e ndërprerjes së energjisë

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2024 17:47

Komisioni Europian pritet të nisë një hetim ndërkombëtar për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë të premtes në katër vende të rajonit, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci.

Një hetim Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) do të përcaktojë shkaqet.

Lexo Edhe:

“Më 21 qershor,rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe në një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit te konsumatorët. Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO do të kryejë hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh”, thuhet në deklaratën e ENTSO, rrjeti evropian i operatorëve të sistemit të transmisionit për energji.

Një ditë më parë Shqipëria dhe disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor u përfshinë nga një kolaps pasi një defekt ndërpreu pothuajse 40 minuta energjinë elektrike, në një kohë kur temperaturat shënonin 40 gradë celcius.