KB Prizreni e konfirmon pjesëmarrjen në Superligë dhe në Ligën Unike - Gazeta Express
string(68) "kb-prizreni-e-konfirmon-pjesemarrjen-ne-superlige-dhe-ne-ligen-unike"

Basketboll

Gazeta Express

22/07/2021 15:40

KB Prizreni e konfirmon pjesëmarrjen në Superligë dhe në Ligën Unike

Basketboll

Gazeta Express

22/07/2021 15:40

Klubi i basketbollit Prizreni e ka konfirmuar sot pjesëmarrjen në Superligë dhe në Ligën Unike për sezonin e ardhshëm. Klubi prizrenas e ka njoftuar sot Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Ligën Unike se do të marrë pjesë në këto dy gara. Ky klub e kishte në dyshim ekzistencën pas tërheqjes së sponsorit kryesor, Ponte, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, drejtuesit e klubit i mblodhën forcat dhe megjithatë ia dolën, mbi të gjitha pas vizitës që ia bënë klubit drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi së bashku me sekretaren e FBK-së, Elvira Dushku, të cilët u interesuan për të rejat dhe ambiciet e skuadrës. KB Prizreni ishte sensacion dhe mrekullia më e mirë e sezonit të kaluar në basketbollin kosovar. /Gazeta Express/