KB Prishtina përforcohet me një amerikan - Gazeta Express
string(40) "kb-prishtina-perforcohet-me-nje-amerikan"

Basketboll

Gazeta Express

08/02/2023 18:52

KB Prishtina përforcohet me një amerikan

Basketboll

Gazeta Express

08/02/2023 18:52

Amerikani Nate Grimes, 26 vjeçar, i cili luan në pozitat 4 dhe 5, është transferi më i ri i KB Prishtinës.

Ai ka luajtur në elitat e shteteve si: Izrael, Gjermani, Belgjikë dhe Finlandë.

Lexo Edhe:

Grimes gjatë gjithë karrierës ka luajtur me dyshifror të dyfishtë pikësh & kërcimesh.

Është lojtar dominant si në sulm si në mbrojtje. Në NCAA ka luajtur për skuadrën Fresno State me mesatare 11.4 pikë dhe 10.2 kërcime.

Karrierën profesionale e filloi tek skuadra elitare finlandeze, Kobrat. Në vitin 2021 u transferua tek nënkampioni belg, Kangoeroes Basket ku ka luajtur me mesatare prej 18.0 pikësh dhe 11.9 kërcimesh dhe në të njëjtin sezon ka luajtur edhe për skuadrën e njohur gjermane BG Göttingen.

Së fundmi ishte pjesë e ekipit të Superligës së Izraelit, Hapoel Eilat.