KB Peja ankohet në Komisionin Arbitrar për lojtarët e dënuar - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

06/05/2021 14:49

KB Peja ankohet në Komisionin Arbitrar për lojtarët e dënuar

Basketboll

Gazeta Express

06/05/2021 14:49

Klubi i basketbollit Peja nuk pajtohet assesi me vendimin e Komisarit të Garave të Federatës së Basketbollit.

Në fakt, si rezultat i incidentit që ndodhi në ndeshjen me Ponte Prizrenin, dy basketbollistët e rëndësishëm të Verdhezinjve, Brandon Walters dhe AJ Walton u dënuan me dy ndeshje moslojë dhe u gjobitën me nga 400 euro.

Të dy ishin pjesë e përleshjes me lojtarët dhe zyrtarët e klubit prizrenas, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, pejanët insistojnë se lojtarët amerikanë kanë vepruar në vetëmbrojtje dhe se nuk duhet të dënohen.

Pejanët presin që vendimi të ndryshohet dhe lojtarët në fjalë të mund të luajnë në serinë finale të “play-offit” ndaj Golden Eagle Yllit. /Gazeta Express/