Katër javë nga operacioni i vështirë, Enca jep lajmin e papritur - Gazeta Express
string(63) "kater-jave-nga-operacioni-i-veshtire-enca-jep-lajmin-e-papritur"

Katër javë nga operacioni i vështirë, Enca jep lajmin e papritur

Gazeta Express

14/10/2020 12:00

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është ndër këngëtaret më të përfolura të vendit, ajo vazhdimisht është në vëmendjen e mediave rozë, por edhe të publikut. Çdo foto e saj komentohet dhe bëhet temë e ditës, pra këngëtarja di si të merr vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja ka pësuar një aksident katër javë më parë dhe kishte thyer këmbën. Ajo kishte njoftuar se duhej t’i nënshtrohej një operacioni sepse këmba e saj nuk ishte në gjendje të mirë.

Lexo Edhe:

Enca kishte treguar se edhe pas operacionit nuk mund ta lëvizte këmbën e saj dhe i është dashur të bëjë fizioterapi.

Megjithatë, së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video, ku shihet se këmba e saj është më mirë.

Po ashtu ajo ka postuar edhe një foto tjetër ku jep lajmin e papritur për fansat e saj, si duket Enca Haxhia gjatë kësaj kohe ka punuar për gjëra të reja. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellë gjatë kësaj kohe. /Express/