Katër iranianë të burgosur fitojnë Çmimin e BE-së për të Drejtat e Njeriut - Gazeta Express
string(74) "kater-iraniane-te-burgosur-fitojne-cmimin-e-be-se-per-te-drejtat-e-njeriut"

Gazeta Express

30/11/2019 11:20

Katër iranianë të burgosur fitojnë Çmimin e BE-së për të Drejtat e Njeriut

Gazeta Express

30/11/2019 11:20

Këshilli i Avokative dhe Shoqërive Ligjore të Evropës ua ka dhuruar Çmimin për të Drejtat e Njeriut katër avokatëve iranianë, të cilët tash për tash ndodhen në burg, përfshirë mbrojtësen e njohur të të drejtave të njeriut, Nasrin Sotoudeh.

Avokatja Sotoudeh ishte shpallur fituese edhe e Çmimit Sakharov për Lirinë e Mendimit në vitin 2012. Ajo u dënua me 38 vjet burgim dhe 148 goditje me kamxhik për shkak të mbrojtjes që ia kishte ofruar të burgosurve politikë, përfshirë gratë që kishin protestuar kundër Ligjit për Hixhabin.

Lexo Edhe:

Fitues të këtij çmimi ishin edhe Abdolfatah Soltani, avokat i respektuar dhe bashkëthemelues i Qendrës për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, i cili ndodhet në burg nga viti 2011, Mohammad Najafi, i cili është dënuar për krime të sigurisë për shkak të mbrojtjes së të burgosurve politikë, dhe Amir Salar Davudi, i cili është dënuar me 30 vjet burgim dhe 111 goditje për shkak të mbrojtjes së të burgosurve politikë.

Në emër të tyre, këtë çmim e pranoi laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, ndërsa ceremonia e dhurimit të çmimit u mbajt të premten në Bruksel.

“Për fat të keq, asnjëri prej këtyre avokatëve nuk mund të largohen nga Irani, sepse ata janë në burg, përpos Soltani-t që tash për tash ndodhet në pushim nga burgu. Për këtë arsye mora pjesë në ceremoni dhe e pranova çmimin”, tha Ebadi.

Këshilli i Avokative dhe Shoqërive Ligjore të Evropës i përfaqëson avokatitë e 45 shteteve dhe një milionë avokatëve, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.