Kastrati beson që Gjilani do të fitojë në San Marino - Gazeta Express
string(52) "kastrati-beson-qe-gjilani-do-te-fitoje-ne-san-marino"

Kastrati beson që Gjilani do të fitojë në San Marino

Gazeta Express

09/08/2020 22:38

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati, e ka vlerësuar hendikep që klubi i tij do të luajë vetëm ndeshje si mysafir në raundin e parë preliminar të Ligës së Evropës.

Gjilani do të jetë mysafir i Tre Pennes së San Marinos më 20 gusht. Por Kastrati ka thënë se është i bindur në triumfin e Gjilanit dhe kalimin në raundin tjetër.

Lexo Edhe:

“E kemi analizuar kundërshtarin sa kemi pasur mundësi. Është hendikep që e luajmë vetëm ndeshjen si mysafir, por unë kam besim të palëkundur në këtë grup. Ky ekip do të përkujdeset që ‘Skifterat’ të festojnë, një gjë që e meritojnë”, ka thënë për Kohën, Kastrati.

Për Gjilanin është hera e parë që merr pjesë në garat evropiane.

“Është kënaqësi dhe përgjegjësi për mua të jem kapiten i Gjilanit dhe i ‘Skifterave’ në arenën ndërkombëtare. Ky rezultat që është arritur këtë vit, ka mundur të jetë edhe më i mirë. Por, prapë jemi në Evropë. Është bërë një punë e madhe e të gjithëve ndër vite që të jemi këtu, e veçanërisht duhet të falënderojmë presidentin Florim Zuka që me mbështetjen financiare dhe morale që i ka dhënë klubit, ka ndikuar direkt në ditët më të mira për klubin tonë”, ka thënë Kastrati.