Agim Kasapolli ka “alarmuar” për gjendjen e basketbollit kosovar.
Doajeni i gazetarisë sportive në vendin tonë ka qenë mysafir i emisionit sportiv në “Favorit” në T7, ku ndër temat e shumta u fol edhe për Superligën e basketbollit, ku po zhvillohet finalja e “play-offit”.
Kasapolli tha se gjendja në futbollin kosovar është e mjerueshme, por që në basketboll gjendja është edhe më keq, shkruan “Gazeta Express”.
Ai përmendi statistika të lojtarëve të huaj që kanë luajtur në basketbollin kosovar, ndërsa e shprehu dëshpërimin që lojtarët vendorë janë lënë anash dhe kanë mbetur prapa.
“Në basketbollin kosovar situata është shumë më e mjerueshme sesa në futboll. Është dega sportive e cila është e degradume me ka krejt. 90 për qind që luajnë janë të huaj. 1365 lojtarë të huaj prej çlirimit e këndej kanë ardh me lujt e djemtë tanë bredhin rrugëve. Megjithatë, përkundër krejt problemeve që i përmendëm në futboll, futbolli është ngjarja e parë tek ne. Këta thonë që basketbolli është numër 1, por nuk është e vërtetë”, deklaroi Kasapolli në “Favorit”.
“Nëse perspektiva e këtij vendi, pra 14 vjeçarët, 15 vjeçarët humbin me nga 85 diferencë, çdo koment është i tepërt. Turneu i fundit, i cili u mbajt në Rumani, U-14 kanë humb prej Turqisë, 97 me 12. Ky nuk është rezultat me disfatë bindëse, kjo është me korit shtetin. 30:0 ka qenë çereku i parë. Edhe aty matrapazët udhëheqin, e kanë kap Federatën, si në të gjitha Federatat tjera. Nuk lëshojnë pe, këtu duhet shteti me ndërhy”, përfundoi gazetari me përvojë.
Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Yotube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/