Humbja e thellë 0-4 ndaj Atlético Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit ka lënë shije të hidhur në kampin blaugrana.
Eric García, i cili u përjashtua në fund të takimit, pranoi se skuadra u godit fort në kundërsulm dhe se rezultati ishte i rëndë.
“Na dëmtuan shumë në kundërsulm. U përpoqëm të ndryshonim diçka në pjesën e dytë për t’u rikthyer në lojë. Kemi edhe 90 minuta në shtëpi me tifozët tanë dhe besoj se kemi ekipin për ta përmbysur,” deklaroi mbrojtësi.
Ai u ndal edhe te polemikat për golin e anuluar të Pau Cubarsí, duke e cilësuar të diskutueshëm vendimin pas rishikimit të gjatë në VAR. Sipas tij, edhe ndërhyrja ndaj Baldé duhej të ishte ndëshkuar më ashpër.
Në fund, García theksoi se kjo humbje duhet të shërbejë si mësim për një skuadër të re që është ende në rritje: “Është një kambanë alarmi për ne. Duhet të mësojmë dhe të përmirësohemi.” /GazetaExpress