Eric Tully i cili përfaqëson Rexhep Selimin ka thënë se pas qershorit të 1999-ës, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka qenë nën përgjegjësinë e klientit të tij.
“Pas qershorit (1999) UÇK-ja dhe Policia Ushtarake e UÇK-së kanë qenë nën komandën, strukturat dhe përgjegjësinë e komandantëve të zonave. Nuk ka qenë në përgjegjësinë e z.Selimi”, tha Tully.
Ai tha se sa i përket këtyre pretendimeve, Prokuroria nuk ka arritur që të vërtetojë argumentet e veta.
“Sa i përket parashtrimeve të ZPS-së me faktin e kontrollit në qoftë se Selimi ka pasur ndonjë kontroll mbi Policinë si Ministër i Rendit Publik…ZPS-ja nuk ka arritur që të vërtetojë argumentet e veta”, tha ai.
ZPS-ja sipas Tully e ka përdorur këtë termë si një kosh për të vendosur prova jogojore për të dhënë përshtypje të gabuar se ekzistonte një forcë e Policisë e cila drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik.
“Për të qenë të çartë, termi Policia e UÇK-së është një tezë e ZPS-së e hartuar si një kosh ku ZPS-ja mund të hedhur sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore për të dhënë përshtypjen e gabuar se ekzistonte një forcë Policie dhe se drejtohej nga Selimi si ministër i Rendit Publik”, tha Tully.
Tully tha se është përpjekje e Prokurorisë për të dhënë një përshtypje të gabuar.
“…ndërkohë që ky argument nuk qëndron”, tha tutje avokati, Eric Tully i cili mori fjalën që të jep deklaratën përmbyllëse pas avokatit tjetër të Selimit, Geoffrey Roberts.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...