Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas - Gazeta Express
string(101) "kapen-ne-valixhe-46-kilograme-droge-ne-aeroportin-nene-tereza-aeroplani-po-vinte-nga-toronto-ne-rinas"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2026 21:21

Kapen në valixhe 46 kilogramë drogë në aeroportin “Nënë Tereza”, aeroplani po vinte nga Toronto në Rinas

Lajme

Gazeta Express

03/07/2026 21:21

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur në valixhe.

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto-Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme.

Pas kontrollit fizik të kryer në prani të poseduesve të bagazheve, u sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis sativa, të ndara në 89 paketime.

Personat e përfshirë, së bashku me lëndën narkotike të sekuestruar, iu dorëzuan strukturave të Policisë së Shtetit për vijimin e veprimeve procedurale dhe hetimore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement