Kaos në tribuna, shishe dhe përleshje – FBK ndëshkon klubet me gjoba - Gazeta Express
string(65) "kaos-ne-tribuna-shishe-dhe-perleshje-fbk-ndeshkon-klubet-me-gjoba"

Sport

Gazeta Express

16/01/2026 18:32

Kaos në tribuna, shishe dhe përleshje – FBK ndëshkon klubet me gjoba

Sport

Gazeta Express

16/01/2026 18:32

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka shqiptuar masa disiplinore dhe gjoba financiare ndaj disa klubeve të Superligës, pas incidenteve të regjistruara në xhirot e fundit të kampionatit.

Më së rëndi është ndëshkuar skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës, e cila është gjobitur me 2200 euro për sjellje të papërshtatshme të tifozëve në ndeshjen kundër Bashkimit të Prizrenit.

Sipas vendimit, në përfundim të çerekut të dytë pati përleshje mes tifozëve vendas dhe atyre mysafirë në zonën e ballkonit përballë tribunës kryesore.

Gjatë incidentit, një shishe e hedhur nga tifozët vendas goditi ndihmës-trajnerin e Bashkimit, Bledar Gjeqaj.

Si masë shtesë, FBK ka vendosur që për ndeshjet e ardhshme ballkoni nga i cili u hodh shishja të mbyllet për shikuesit, me qëllim parandalimin e incidenteve të ngjashme.

Ndërkohë, Sigal Prishtina është dënuar me 1400 euro për ngjarjet e ndodhura në takimin e së enjtes ndaj Yllit, ndërsa Trepça është gjobitur me 700 euro për fyerjet e tifozëve ndaj lojtarëve të Pejës.

Federata e Basketbollit të Kosovës thekson se këto masa kanë për qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe fair-play-it në palestrat sportive, duke paralajmëruar se çdo përsëritje e incidenteve do të ndëshkohet me masa edhe më të ashpra. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement