string(65) "kanadezi-pine-lengun-e-capri-sun-ne-21-71-sekonda-hyn-ne-guinness"

Fun

Gazeta Express

02/10/2024 22:18

Kanadezi pinë lëngun e Capri Sun në 21.71 sekonda, hyn ne Guinness

Fun

Gazeta Express

02/10/2024 22:18

Mike Jack, kanadezi me rekorde botërore në ngrënien me shpejtësi, ka arritur të pijë një paketë të tërë Capri Sun për 21.71 sekonda duke përdorur një pip.

Ai vizitoi selinë e Guinness World Records në Londër për të provuar të vendosë rekordin, me objektivin prej 22 sekondash.

Jack e arriti sfidën duke lënë më pak se gjysmë luge lëng në paketë. “Jam shumë i lumtur që arrita këtë”,  tha ai, duke falënderuar bashkëshorten e tij Jamie për metodën që përdori.

Rekordi më i shpejtë për të pirë një Capri Sun është 8.02 sekonda, një diferencë që tregon vështirësinë e përdorimit të pipit.

Jack është gjithashtu rekordbërës në ngrënien e piperave të fortë, duke mbajtur disa tituj të njohur.