Elita e basketbollit kosovar vazhdon sot me xhiron e tetë.
Do të jenë dy përballje mjaftë interesante, por fokusi kryesor do të jetë në “Minatori” të Mitrovicës.
Aty. Trepça do t’i bëj konak Bashkimit, që është lideri aktual i Superligës.
Skuadra nga Prizreni ka shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para të sezonit.
Në anën tjetër, skuadra e drejtuar nga Adis Beçiragiq ka pesë fitore e dy humbje.
Gjatë përballjes së parë mes këtyre dy klubeve në xhiron e parë, fitoren e mori Bashkimi.
Kjp ndeshje luhet nga ora 17:00, derisa nga ora 19:00 luhet ndeshja tjetër në “Karagaçi”.
Peja pret Vëllaznimin që vjen nga një fitore e madhe.
Gjakovarët triumfuan bindshëm në kryeqytet javën e kaluar ndaj Prishtinës.
Pejanët kanë tri humbje radhazi, së fundmi nga Bashkimi.
Në takimin e parë mes vete këtë edicion, Vëllaznimi kishte triumfuar në “Shani Nushi”./GazetaExpress/