Kampionët fitojnë në çastet e fundit - Gazeta Express
string(36) "kampionet-fitojne-ne-castet-e-fundit"

Basketboll

Gazeta Express

01/11/2025 23:23

Kampionët fitojnë në çastet e fundit

Basketboll

Gazeta Express

01/11/2025 23:23

Trepça shënoi fitore dramatike ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67:65 (20:18, 10:22, 16:13, 21:12), në javën e katërt të Superligës.

Çereku i parë ishte i paparashikueshëm e me shumë kthesa, e më pas vendasit kishin epërsi të lehtë, duke e fituar këtë pjesë 20:18. Periudha e dytë i takoi tërësisht mysafirëve, që kishin epërsi deri në 13 pikë, 27:40, kurse pjesa e parë përfundoi 30:40.

Edhe në periodën e tretë, therandasit ruajtën epërsinë, kurse me tre pikë në fund nga mitrovicasit, shifrat pas 30 minutash ishin 46:53.

Drama u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, kur vendasit u rikthyen fuqishëm për të kaluar në epërsi 58:57, e më pas u zhvillua përballje shumë interesante, duke u vendosur në fund në Ja’cori Payne me dy pikë nga gjuajtjet e lira, tre sekonda nga fundi.

Ja’cori Payne kishte 18 pikë te vendasit, derisa Trevon Allen 24 te mysafirët.

Trepça ka dy fitore e dy humbje, kurse Golden Eagle Ylli një fitore e tri humbje.