​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës - Gazeta Express
string(108) "kamberi-raporti-i-komitetit-te-okb-se-konfirmon-shqetesimet-per-poziten-e-shqiptareve-ne-lugine-te-presheves"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 6:58

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 6:58

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberivlerësoi se raporti më i fundit i Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor i OKB-së konfirmon shqetësimet që prej kohësh janë ngritur për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Konstatimet për gjuhën e urrejtjes ndaj pakicës shqiptare, përfaqësimin e pamjaftueshëm në institucione dhe, mbi të gjitha, aplikimin diskriminues të ligjit për vendbanimin, që ka rezultuar në pasivizimin e adresave dhe humbjen e të drejtave civile e politike, paraqesin një pasqyrë serioze që kërkon përgjigje të menjëhershme institucionale.

Këto gjetje nuk janë thjesht vlerësime teknike, por reflektim i një realiteti të përjetuar nga qytetarët shqiptarë. Ato duhet të shërbejnë si bazë për veprim konkret, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe obligimet që burojnë nga konventat për të drejtat e njeriut.

Respektimi i të drejtave të pakicave nuk është çështje zgjedhjeje politike, por detyrim ndërkombëtar dhe themel i një shoqërie demokratike”, shkroi Kamberi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement