Deçani përkujton dëshmorët dhe martirët - Gazeta Express
string(39) "decani-perkujton-deshmoret-dhe-martiret"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 7:36

Deçani përkujton dëshmorët dhe martirët

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 7:36

Komuna e Deçanit ka bërë të ditur agjendën e aktiviteteve përkujtimore me rastin e 5 dhe 6 Majit – Ditët e Dëshmorëve dhe Martirëve të kësaj komune.

Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet do të nisin në orën 09:00 me homazhe në Deçan, për të vijuar më pas në disa lokalitete të tjera të komunës, përfshirë Gllogjan, Irzniq, Prilep dhe Carrabreg i Ulët.

Në orën 11:00, në Qendrën Rinore në Deçan do të mbahet një ekspozitë dhe program artistik i përgatitur nga nxënësit e Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, në nderim të të rënëve për liri.

Homazhet do të vazhdojnë gjatë ditës edhe në zona të tjera si Lëbushë, Strellc i Epërm, Strellc i Ulët, Dubovik, Propoqan dhe Isniq, për të përmbyllur me homazhe në Vranoc i Vogël rreth orës 15:30.

Këto aktivitete organizohen çdo vit për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të komunës, duke përkujtuar kontributin e tyre në rrugën për liri dhe pavarësi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement