Kallashnikovi i Bregoviqit - Gazeta Express

OP/ED

Gazeta Express

04/08/2021 15:21

Kallashnikovi i Bregoviqit

OP/ED

Gazeta Express

04/08/2021 15:21

Së pari mini-shengeni, tash Bregoviqi, po e plotësojnë deri diku, mozaikun e mospajtimeve në mes neve vëllëzërve.

Arianit Koci

Lexo Edhe:

1.

Festina lente – nxito ngadale – është thënia e cila duhet të pëdoret në raportin tonë me Shqipërinë.

Sllogani i preferuar i perandorit Augustus, dhe parolla e familjes Medici, që ngërthen në vete një filozofi specifike jetësore:

Veprimet apo aktivitet duhet të ndërmerren me një ekuilibër urgjence, zelli dhe qetësie.

Pra, kemi një oximoron të pastër.

E në kuadër të këtij oksimoroni, duhet të gjejmë zgjidhje.

2.

Goran Bregoviqi është kantautor i cili rregullisht e ka inspiru dhe stimulu nacionalizmin dhe shovinizmin serb.

Me muzikën e tij ka ndikuar në masa e gjëra popullore serbe, për të keq.

Veç kujtojeni këngën Kallashnikov!

3.

Edhe pse kompozitor i mirë, asnjëherë në komponimet e tija dhe tekstet në ato komponime, nuk e ka përhapur, ta themi një frymë kosmopolitane dhe paqëdashëse.

Asnjëherë, madje as në endërr, nuk i ka gjykuar krimet monstruoze që janë kryer në republikën e tij të lindjes – Bosnjën dhe Hercegovinën.

Për Kosovën, as të mos flasim!

E dini pse?

Për shkak se shumica e krimeve janë kryer nga forcat kriminele serbe.

4.

Neve kosovarëve po na djeg shumë fakti që Goran Bregoviqi është ftuar në Korçe.

Na ka djegë edhe më shumë që Bregoviqi është bërë Qytetar Nderi i Tiranës.

Por, raportet tona me vëllëzërit tanë nuk mund dhe nuk duhet të ftohen për një Bregë.

Raportet tona nuk duhet të ftohen edhe nëse Edi e ka keq!

5.

Sipas disponimit mometal në Kosovë, raportet tona me Shqipërinë, duket se kurrë nuk kanë qenë më të ftohta.

Së pari mini-shengeni, tash Bregoviqi, po e plotësojnë deri diku, mozaikun e mospajtimeve në mes neve vëllëzërve.

6.

Nëse dikush aludon se raportet janë të mira me Shqipërinë, e disa prej nesh e quajnë tradhtar kryeministrin Edi Rama, i cili është votuar prej më shumë se 50 % të votuesve shqiptar – gabohen.

7.

Prandaj, duhet ulur e biseduar me palën shqiptare: me urgjencë, qetë dhe me zell. Festina lente.

Ndonjëherë, më lehtë depërton porosia kur bashkëbiseduesit ia dërgon duke e respektuar diskrecionin e tij për të vendosur dhe duke këmbëngulur me qetësi në legjitimitetin e porosisë.

Në fund të fundit, nuk kemi ku e çojmë njeri tjetrin. Jemi vëllëzër!