string(52) "kallas-ne-shkup-maqedonia-e-veriut-vendin-e-ka-ne-be"

Maqedoni

Gazeta Express

23/05/2025 19:11

Kallas në Shkup: Maqedonia e Veriut vendin e ka në BE

Maqedoni

Gazeta Express

23/05/2025 19:11

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas në Shkup deklaroi: “Rruga e anëtarësimit nuk është e lehtë, por ju bëj thirrje të mbeteni në kursin e njëjtë. T’i bëni hapat për hapjen e bisedimeve aderuese.”

“Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Evropian. Keni harmonizim me politikën e sigurisë dhe politikën e jashtme të BE-së dhe kjo është me rëndësi për ne në këto kohë me trazira ku ka ndryshime gjeopolitike në botë”, deklaroi Kallas.

Rruga e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk është e lehtë, por ajo i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut të mbetet në kursin e njëjtë. “Rruga e anëtarësimit nuk është e lehtë, por ju bëj thirrje të mbeteni në kursin e njëjtë. T’i bëni hapat për hapjen e bisedimeve aderuese. Kjo nënkupton se BE do t’i japë Maqedonisë së Veriut mbështetje më të madhe në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit apo modernizimin e administratës publike”, theksoi përfaqësuesja e lartë e BE-së në konferencën e përbashkët të shtypit me kryeministrin e Hristijan Mickovski.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së theksoi, se në Shkup me bashkëbiseduesit ka biseduar për shumë tema, duke theksuar se Maqedonia e Veriut  është përfituesi i parë në rajon i asaj që ofron Plani për rritje i Ballkanit Perëndimor, por edhe shteti i parë, që ka nënshkruar Partneritetin për siguri dhe mbrojtje me BE-në. Ajo theksoi se në takim, ndër të tjera, është biseduar për progresin e ekonomisë, duke theksuar se ky proces ka rëndësi të madhe edhe për vetë BE-në.

“Ky partneritet nënkupton bashkëpunim të përbashkët për Ukrainën edhe në fushën e luftës kundër terrorizmit , ndërsa kjo tregon se integrimi gradual po funksionon. Por të dyja palët duan më shumë, dhe kjo është shumë e qartë. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Ju keni me të vërtetë histori të gjatë të harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, u shpreh Kallas.

Ajo shtoi se nga përvoja e dinë se progresi mund të jetë i shpejtë nëse ka vullnet politik, dhe si shembull të mirë përmendi Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Sigurisht, Maqedonia e Veriut përballet me zgjedhje të rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e saj. Besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqe dhe siguri në të gjithë rajonin. Prandaj, le të ecim përpara së bashku dhe këtu dua t’ju siguroj se BE-ja mbetet përkrah jush”, porosit Kallas.

Mickovski : Kërkojmë trajtim të drejt në procesin e anëtarsimit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski theksoi, se përcaktimi i Shkupit është i qartë, vendi i takon BE-së, për çka ka dhënë shumë mund dhe ka sakrifikuar shumë, por përmendi se ai përcaktim duhet të jetë reciprok.

“Sot kërkova trajtim të drejtë. Kërkova konsekuencë. Kërkova që Evropa të tregojë lidership, jo vetëm në letër, por edhe në realitet. Të kthehet besimi tek ideja evropiane, posaçërisht tek të rinjtë. Të tregojmë se Bashkimi Evropian nuk është klub i mbyllur, por vizion i gjallë, bashkësi e vlerave, e hapur për ata që i jetojnë ato vlera. Sot jo vetëm që flasim për reforma, ne i jetojmë ato. Besojmë në ëndrrën evropiane, por edhe kërkojmë të jetë ëndërr e kapshme për të gjithë, jo vetëm për të zgjedhurit”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickovski.

Edhe pse kjo rrugë është me shumë sfida, kompromise dhe fatkeqësisht me pritje tejet të gjatë, përcaktimi ynë mbetet i qartë ne i takojmë Bashkimit Evropian. Jo sepse dikush na e ka borxh këtë, por sepse me dekada ndërtojmë shoqëri në vlera demeorkatike, sundim të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe fqinjësisë së mirë, nënvizoi Mickovski. Por në shumë raste, ka pasur periudha të bllokimeve, kërkesa joparimore, ndërsa ka pasur edhe heshtje nga Brukseli, atëherë kur më së shumti na nevojitej çfarëdo lloj mbështetjeje, vuri në dukje Mickoski .