Kaka thotë se "jemi me fat që jetojmë në epokën e Cristianos e Leos, ama Messi është gjeni” - Gazeta Express
string(92) "kaka-thote-se-bota-eshte-me-fat-qe-jeton-ne-epoken-e-cristianos-e-leos-ama-messi-eshte-gjeni"

Kaka thotë se “jemi me fat që jetojmë në epokën e Cristianos e Leos, ama Messi është gjeni”

Gazeta Express

03/04/2020 21:03

Për Kakan s’ka asnjë dyshim, Leo është numër një – i pakrahasueshëm.

Braziliani Kaká, i cili shkëlqeu me Milanin (fitoi Topin e Artë) dhe luajti më pas për Real Madridin, ka deklaruar në një intervistë nëpërmjet Instagramit për FIFA-n se, pavarësisht se ka luajtur në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronalon, Lionel Messi është më i mirë se portugezi.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Kaka ka thënë se e gjithë bota është me fat që jetojmë në epokën e tyre, që kanë bërë kaq shumë për futbollin dhe kanë thyer rekorde e rekorde historike.

“Cristiano është një makinë. Nuk e bën të fortë vetëm forma. Ai është i fuqishëm, i shpejtë dhe mendërisht i kalitur. Gjithmonë dëshiron të fitojë, të jetë në fushë më i miri. Kam luajtur me Cristianon dhe ai është me të vërtetë i pabesueshëm, por unë jam me Messin. Ai është gjeni, është talent i pastër. Mënyra se si ai luan është e jashtëzakonshme. Në historinë e sportit ata janë pa dyshim në “top-5”. Jemi shumë me fat që jemi në gjendje t’i shohim të dy”, deklaroi Kaka.

Messi dhe CR7 do të mbahen mend gjithmonë për rivalitetin në fushë, të cilët kanë shtyrë njëri tjetrin për të arritur rekordet historike që vështirë se do të thyen ndonjëherë.

CR7 tashmë ka kaluar shifrën e 700 golave në karrierë, Messi është shumë afër, ata janë thjesht të pakapshëm. /Gazeta Express/