Kaka mesazh Maldinit: Gjithmonë me ty kapiten - Gazeta Express
string(44) "kaka-mesazh-maldinit-gjithmone-me-ty-kapiten"

Kaka mesazh Maldinit: Gjithmonë me ty kapiten

Gazeta Express

24/03/2020 22:01

Ricardo Kaka ka folur së fundmi në një intervistë të mbajtur live në Instagram. Braziliani është shprehur se ndodhet në karantinë prej 8 ditësh dhe del vetëm në rast nevoje, pasi edhe në Brazil masat janë të rrepta.

Përveç kësaj, legjenda e Milanit ka dhënë edhe një mesazh prekës për Maldinin.

Lexo Edhe:

“Dal jashtë vetëm në rast nevoje. Po, jemi në shtëpi në Sao Paulo në karantinë prej 8 ditësh. Jemi pak vonë në Brazil, sepse virusi ka ardhur vonë dhe kjo gjë është e mirë. Kemi mësuar nga masat që kanë marrë shtetet e tjera, mbi të gjitha Italia. Shpresoj që rregullat të respektohen.

Një mesazh për Maldinin? Gjithmonë, Forca Milan! Maldini është mirë dhe do të përmirësohet. Edhe djali i tij Daniel po bën të njëjtën gjë. Kapiteni i madh, gjithmonë me ty!”