Kafshët shtëpiake preken nga Koronavirusi, ish- Ministri apel shqiptarëve - Gazeta Express
string(71) "kafshet-shtepiake-preken-nga-koronavirusi-ish-ministri-apel-shqiptareve"

Gazeta Express

15/04/2020 18:31

Kafshët shtëpiake preken nga Koronavirusi, ish- Ministri apel shqiptarëve

Gazeta Express

15/04/2020 18:31

Kafshët shtëpiake mund të preken nga koronavirusi e madje edhe të infektojnë pronarët e tyre. Fakti është konstatuar në Belgjikë e Kinë dhe mbi këtë rrezik potencial, ish- Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i është drejtuar me një kërkesë qytetarëve shqiptarë që të ruajnë veten dhe të mos i puthin apo prekin kafshët, veçanërisht ato të rrugës.

Postimi:

Lexo Edhe:

Kafshët e shoqërimit mund të jenë bartëse potenciale të koronavirusit! Kjo është e provuar!
Prandaj distancim edhe ndaj tyre ashtu siç bëjmë edhe ndaj njëri tjetrit.

Për të parandaluar infektimin! Për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Dje vura re një grua e moshuar që po ushqente dhe përkëdhelte dy qen endacakë.

Padyshim një gjest fisnik dhe për tu admiruar!
Është shumë njerëzore dhe fisnike të vazhdojmë të përkujdesemi për to!
Në shtëpi dhe në rrugë!
Edhe në këto kohë pandemie.

Por pa i prekur, përkëdhelur, pa i puthur!

Sepse koronavirusi, qarkullon edhe midis tyre.

Është provuar se macet infektojnë njëra tjetrën me koronavirus me anë të spërklave.
Transmetimi i koronavirusit nga njeriu te kafsha është konstatuar në Belgjikë, nga një pronar te macja e tij.
Një tigër rezultoi pozitiv në testin COVID -19 pas kontaktit me kujdestarin e tij të infektuar me COVID por pa simptoma.
Në Hong Kong dy qen rezultuan pozitiv me COVID – 19 dhe njëri vdiq (ngordhi) pas dy ditësh.
Prandaj Kujdes!