Ka vdekur shkrimtarja angleze Hilary Mantel - Gazeta Express
string(43) "ka-vdekur-shkrimtarja-angleze-hilary-mantel"

Ka vdekur shkrimtarja angleze Hilary Mantel

Arte

Gazeta Express

23/09/2022 13:51

Hilary Mantel ishte një nga romancieret më të njohura angleze të këtij shekulli

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare Hilary Mantel, autorja britanike e cila dy herë fitoi çmimin Booker.

Lexo Edhe:

Shkrimtarja e njohur, e cila fitoi çmimin prestigjioz për dy nga librat në trilogjinë e saj “Wolf Hall”, vdiq në paqe të enjten e rrethuar nga familja dhe miqtë e ngushtë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Me pikëllim të madh njoftojmë se autorja Hilary Mantel vdiq papritur, por në paqe dje, e rrethuar nga familja e ngushtë dhe miqtë, në moshën 70-vjeçare”, tha agjenti i saj, Bill Heath.

Hilary Mantel ishte një nga romancieret më të njohura angleze të këtij shekulli.