Juventusi raportohet se është afër kompletimit të transferimit të Filip Kosticit nga Eintracht Frankfurti.
Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar, me synimin që të mbyllin marrëveshjen – përcjell Gazeta Express.
Mesfushori serb ka rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me Juventusin, me pagë prej 2.7 milionë eurosh në sezon, plus bonuset.
Filip #Kostic is getting closer and closer to #Juventus from #EintrachtFrankfurt. Talks in progress between the 2 clubs to try to close the deal. The serbian winger has already agreed personal terms with #Juve for a contract until 2025 (€2,7M/year + bonuses). #transfers https://t.co/UusJtUq5Um
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 5, 2022
Tashmë pritet edhe një marrëveshje finale mes klubeve lidhur me çmimin për t’u kompletuar kjo lëvizje.
29-vjeçari me Eintracht Frankfurtin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Filip Kostic në tregun e transferimeve vlerësohet me 29 milionë euro. /Gazeta Express/