“Bianconeri” janë të interesuar për sulmuesin e Manchester Cityt, të cilit në këmbim ia ofrojnë Douglas Costan
Juventusi po i mendon të gjitha mënyrat për të arritur deri tek Gabriel Jesusi, shkruan portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.
“Bianconeri” e shohin sulmuesin e Manchester Cityt si pasardhës ideal të Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet nga Torino.
Dhe, për të ardhur deri tek përfaqësuesi brazilian, kampioni aktual italian po mendon ta futë në marrëveshje Douglas Costan.
Mesfushori brazilian kishte luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës në Bayern Munich.
Për këtë, të dy mund të bashkohen prapë, por kësaj radhe në “Etihad Stadium”.
Nga ana tjetër, Jesus mund të përfundojë në “Allianz Stadium”.
Natyrisht, Bardhezinjve iu nevojitet të shtojnë edhe para krahas kartonit të Costas për të arritur deri tek sulmuesi i rrezikshëm. /Gazeta Express/
Samsung një ndër brendet më të njohura në botën e teknologjisë, sjell një promovim shumë tërheqës me paketë dhuratash...