Juve do ta shesë Pjanicin për 50 milionë euro - Gazeta Express
string(45) "juve-do-ta-shese-pjanicin-per-50-milione-euro"

Juve do ta shesë Pjanicin për 50 milionë euro

Gazeta Express

06/04/2020 15:20

“Bianconeri” janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori boshnjak nëse marrin ofertë të kënaqshme gjatë verës që vjen

Juventusi është i gatshëm ta shesë Miralem Pjanicin gjatë verës që vjen.

Lexo Edhe:

Për këtë siguron portali italian, “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Kampioni aktual italian mendon se ky vit është i duhuri që mesfushori boshnjak të largohet.

Ideja është që t’i lirohet hapësira një futbollisti tjetër, i cili do të kryente punë në mesfushë.

Juve pret t’i nxjerrë rreth 50 milionë euro nga shitja e kartonit të Pjanicit.

Më pas, ato para t’i përdorë për blerjen e një mesfushori tjetër.

Interesim për ish-futbollistin e Romës ka shfaqur Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/