Justin Bieber dhe Hailey Bieber janë ndër çiftet më të komentuar, shkruan Express Rozë.
Shpesh herë Justin poston foto në llogarinë e tij në Instagram të Hailey-it ku vazhdimisht shpreh dashurinë që ka për të.
Së fundmi ai ka postuar edhe një foto tjetër të Hailey-it ku ajo duket krejtësisht ndryshe.
Hailey si duket i është kthyer “look-ut” të saj të vjetër me flok “pink”, kjo gjë është pritur mirë edhe nga fansat kështu duke komentuar pozitivisht në foton e postuar nga Justin.
Kujtojmë se kënga e fundit e Justin është në bashkëpunim me Shawn Mendes ish të dashurin e Hailey-it.
Kënga po rezulton mjaftë e suksesshme dhe tejet e pëlqyer kështu duke rezultuar për një kohë shumë të shkurtër me miliona klikime në Youtube.