Këngëtarja Argjentina Ramosaj kohët e fundit nuk ka qenë aspak aktive sa i përket jetës së saj profesionale, kjo ndoshta për shkak jetës familjare që tashmë këngëtarja ka krijuar, shkruan Express Rozë.
Kujtojmë se kënga e saj e fundit ishte para tre muajve në bashkëpunim me Young Zerkën, e cila titullohet “ Pishmon” dhe ka rezultuar mjaftë e suksesshme.
Pas këtij projekti si duket Argjentina nuk po “zhduket” sërish por kësaj here është duke përgatitur diçka të re.
Projekti i saj më i ri është gati, madje ka edhe një datë publikimi.
Kjo është bërë e ditur nga vet këngëtarja e cila në llogarinë e saj në Instagram, ka treguar se kënga do të titullohet “Who am I”.
Vetëm pak ditë e ndajnë publikimin e kësaj kënge, e cila do të dalë me datën 30, të këtij muaji. /Express/