“Ju çoj unë në Gjermani”, prej kohësh në kërkim, kush është djali që mashtronte qytetarët - Gazeta Express
string(85) "ju-coj-une-ne-gjermani-prej-kohesh-ne-kerkim-kush-eshte-djali-qe-mashtronte-qytetaret"

Gazeta Express

18/02/2020 10:21

“Ju çoj unë në Gjermani”, prej kohësh në kërkim, kush është djali që mashtronte qytetarët

Gazeta Express

18/02/2020 10:21

Policia e Sarandës i vuri prangat një personi i cili ishte shpallur në kërkim. A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil, u arrestua për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për ti çuar në shtetin Gjerman.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Dhunë në familje” shtetasin B.I., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 64 vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement