Joshua: Usyk është i mençur, por unë jam këtu për ta lënduar - Gazeta Express
string(58) "joshua-usyk-eshte-i-mencur-por-une-jam-ketu-per-ta-lenduar"

Joshua: Usyk është i mençur, por unë jam këtu për ta lënduar

Gazeta Express

28/10/2020 15:44

Anthony Joshua e ka paralajmëruar boksierin ukrainas Oleksandr Usyk njerëzit nuk e respektojnë fuqinë e boksit të tij.

Fuqia e grushtit të Usyk do të sprovohet si kurrë më parë në meçin e tij të dytë në kategorinë e rëndë, kundër Derek Chisorës të shtunën mbrëma.

Lexo Edhe:

Boksieri ukrainas është sfidues mandator i Joshuas për titullin e botës në WBO dhe pret që të përballet me kampionin botëror nga Britania e Madhe në vitin 2021.

Joshua i ka shpjeguar taktikat e ukrainasit në ring: “Kur luftova me Andy Ruiz Jr në meçin e dytë, iu përshtata stilit të Usyk.”

“Godit por mos merr goditje, kjo është shkenca e ëmbël e boksit. Këtë e mëson nga amatorët”, shtoi ai.

“Unë kam qenë amator për dy vjet e gjysmë dhe ende i përdor stilet e ndryshme. Usyk ka qenë amator për një kohë të gjatë prandaj e ka marrë me vete në boksin profesionist edhe stilin ‘godit dhe mos merr goditje’. Çfarë më ka ndihmuar mua? Nganjëherë e di si përkulem dhe ta lëndoj dikë”, shpjegoi Joshua.

“Duhet t’i lesh të kuptojnë se je aty për shkak të ritmit pas 12 rundeve. Nganjëherë njerëzit nuk e respektojnë këtë forcë”./Gazeta Express/