Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

27/09/2021 11:22

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk

Sporte tjera

Gazeta Express

27/09/2021 11:22

Anthony Joshua kishte nevojë për tretman të menjëhershëm mjekësor pas disfatës befasuese kundër Oleksandr Usyk dhe si pasojë ishte dërguar në spital pas meçit të shtunën.

Këtë e ka konfirmuar promotori i tij Eddie Hearn, i cili tha se dyshohej se Joshua e kishte thyer zvargën e syrit gjatë luftës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Usyk e mposhti Joshuan me një paraqitje mahnitëse në Stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, duke ia marrë atij titujt e botës WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë.

Boksier i shkëlqyeshëm ukrainas i dha goditje të njëpasnjëshme Joshuas gjatë gjithë luftës 12 rundëshe, duke i shkaktuar dëmtim serioz në syrin e djathtë.

Syri i Joshuas nisi të ënjtej pas rundit të 10-të dhe pas meçit ish-kampioni i botës tha se nuk kishte parë me atë sy nga rundi i nëntë.

Joshua e ka një mundësi për t’i rifituar titujt e botës përsëri, pasi në marrëveshjen e tij me Usyk ka një klauzolë për rimeç dhe varet nga britaniku nëse dëshiron ta shfrytëzojë këtë të drejtë apo jo.

Kjo ishte hera e dytë që Joshua i humb titujt e botës, pas disfatës tronditëse kundër Andy Ruiz në qershor 2019, para se t’i rifitonte ata vetëm disa muaj më vonë në rimeçin me meksikanin. /Gazeta Express/