Joshua thotë se karriera e tij do të kompletohej pasi ta rrahë Furyn - Gazeta Express
string(68) "joshua-thote-se-karriera-e-tij-do-te-kompletohej-pasi-ta-rrahe-furyn"

Joshua thotë se karriera e tij do të kompletohej pasi ta rrahë Furyn

Sport

Gazeta Express

18/08/2022 12:41

Anthony Joshua e ka pranuar se pa e mposhtur Tyson Furyn, fitorja eventuale ndaj Oleksandr Usyk do të ishte e pamjaftueshme, edhe pse do të shpallej kampion i botës në boksin profesionist.

Krejt fansat e boksit në botë e ëndërrojnë një përballje në mes të dy britanikëve, Joshua dhe Fury, i cili e mban titullin në versionin WBC, ndërsa ukrainasi i ka tre breza të artë në versionet WBO, WBA e IBF.

Lexo Edhe:

Sidoqoftë, Joshua thotë se as ai e as Usyk s’mund të thonë se janë më të mirët në botë pa e mposhtur rivalin britanik, shkruan “Gazeta Express”.

32 vjeçari synon ta mposht ukrainasin të shtunën në Arabinë Saudite për t’i rikthyer titujt e kampionit botëror dhe më pas të përballet dhe ta rrahë edhe Furyn.

“Derisa ai të pensionohet 100 për qind, duhet ta mposhtësh edhe Furyn. Kështu e shoh unë, kjo është pikëpamja ime. Gjithmonë e mendoj një sfidë tjetër. Derisa nuk pensionohesh, gjithmonë duhet të sfidohesh për ta demonstruar që je më i miri në botë. Në këtë situatë gjendet Tyson Fury”, thotë Joshua.

Ai ishte marrë vesh që të përballej me Furyn në Arabinë Saudite, por kjo përballje e madhe kishte dështuar në momentet e fundit.

Tash, Fury ka thënë se është pensionuar nga boksi, por Joshua e shpreson ende një përballje me të. /Gazeta Express/