Joshua pranon që të ndeshet me Furyn, meçi mund të zhvillohet brenda këtij viti - Gazeta Express
string(78) "joshua-pranon-qe-te-ndeshet-me-furyn-meci-mund-te-zhvillohet-brenda-ketij-viti"

Sport

Gazeta Express

06/09/2022 9:35

Joshua pranon që të ndeshet me Furyn, meçi mund të zhvillohet brenda këtij viti

Sport

Gazeta Express

06/09/2022 9:35

Tyson Fury është i vendosur të luftojë përsëri këtë vit dhe dëshiron që Anthony Joshuan ta ketë në këndin e kundërt.

Dhe, Joshua është shprehur i gatshëm për t’u përballur me “Gypsy King”, shkruan Gazeta Express.

Fury shpresonte që të përballej me Oleksandr Usyk për të kurorëzuar kampionin e parë të padiskutueshëm të botës në peshat e rënda që nga Lennox Lewis në 1999, por ukrainasi zbuloi gjatë fundjavës se ai nuk do të jetë gati për “luftë” deri në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, 34-vjeçari duket i vendosur të “luftojë” përsëri në vitin 2022, dhe së fundi ai e ktheu vëmendjen te Joshua.

Këta dy boksierë ishte e paraparë të takoheshin në Arabinë Saudite verën e kaluar, por marrëveshja u anulua kur Fury u urdhërua të përballej me Deontay Wilder për herë të tretë. Që atëherë, Fury ka bërë dy mbrojtje të titullit të tij botëror, ndërsa Joshua ka humbur luftimet e njëpasnjëshme kundër Usyk.

Por, përmes llogarisë në “Twitter”, të hënën mbrëma, Joshua pranoi një luftë me Furyn.

“Po, qetë. Unë nuk i bëj diskutimet në internet vetëm për ndikim, nëse e ke njëmend, atëherë fol me 258mgt-në. Do të jem gati në dhjetor. Khalas”, shkroi Joshua, si përgjigje për Furyn, i cili më herët në “Twitter” e kishte pyetur Joshuan nëse është i gatshëm për “luftë”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement