Johnson-i premton më pak imigrantë nëse i fiton zgjedhjet - Gazeta Express
string(57) "johnson-i-premton-me-pak-imigrante-nese-i-fiton-zgjedhjet"

Johnson-i premton më pak imigrantë nëse i fiton zgjedhjet

Gazeta Express

08/12/2019 10:14

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, premtoi se do ta ulë shkallën e imigrantëve që lejohen për të hyrë në vendin e tij, nëse i fiton zgjedhjet e së enjtes. Megjithatë, ai tha se nuk ka qëndrim armiqësor ndaj të huajve.

Zgjedhjet e parakohshme në Britani mbahen të enjten, më 12 dhjetor. Këto zgjedhje po vlerësohen si vendimtare për procesin e Brexit-it. Votuesit mund të zgjedhin mes konservatorëve të hapur ndaj tregut të jashtëm dhe laburistëve të udhëhequr nga një socialist.

Lexo Edhe:

“Numrat do të zvogëlohen, sepse ne do të mund ta kontrollojmë sistemin në atë mënyrë. Mendoj se nuk është në rregull që të kemi qasje të pakontrolluar dhe të pakufizuar ndaj kësaj çështjeje”, tha kryeministri i tanishëm.

Ai tha se do të përqendrohet në zvogëlimin e imigrantëve të pakualifikuar, por se do të ofrojë hapësirë për punëtorët e kualifikuar, për të cilët ka nevojë tregu i punës në vendin ishullor.

Megjithatë, kryetari i Partisë Konservatore në pushtet dhe shefi i qeverisë britanike tha se nuk është armik i imigrantëve.

“Nuk kam qëndrim armiqësor nda imigrimit. Unë besoj se njerëzit duhet të lejohen që të vijnë në këtë vend dhe mendoj se nëse janë të talentuar dhe nëse dëshirojnë ta ndërtojnë jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, kjo është e mrekullueshme”, tha ai, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Expresss.