Tjetër video nga Joaquin, që po mundohet t’i kalojë sa më mirë këto ditë në karantinë.
Joaquín Sánchez, kapiteni i Real Betis, ka publikuar një tjetër video nga karantina, ai si e gjithë bota është vet-izoluar për shkak të koronavirusit që deri më tani ka infektuar mbi 225 mijë persona dhe ka mbytur afër 10 mijë veta.
Në videon e radhës që ka postuar, Joaquin është veshur si grua teksa këndonte dhe kërcente nën tingujt e këngës ‘Bamboleo’ të Gipsy Kings. /Gazeta Express/