Joan Mir shpallet kampion bote në Moto Gp - Gazeta Express
string(41) "joan-mir-shpallet-kampion-bote-ne-moto-gp"

Joan Mir shpallet kampion bote në Moto Gp

Gazeta Express

15/11/2020 17:09

Joan Mir e ka fituar titullin e tij të parë në karrierë në Moto Gp.

Vendi i 7-të në Çmimin e Madh të Komunitetit Valencian i mjaftoi 23-vjeçarit spanjoll për të festuar fitimin e titullit kampion në klasin mbretëror, një titull në kohë pandemie me pilotin e Suzukit që u favorizua gjatë këtij sezoni edhe nga dëmtimi i Marc Marquez që në garën e parë dhe tërheqja e tij nga të gjitha ndalesat e tjera të këtij edicioni.

Lexo Edhe:

Në garën e Valencias, Mir për të festuar matematikisht titullin u ndihmua edhe nga vendi i 4-t i shokut të tij të skuadrës Alex Rins dhe nga rrëzimi që në fillim i francezit Fabio Quartararo.

Një garë para fundit të sezonit spanjolli i Suzukit u shpall matematikisht kampion i Moto Gp.

Përsa i përket garës së Valencias, në cirkuitin e Tormos triumfoi një super Franco Morbidelli i ndjekur nga Miller dhe Pol Espargaro.

Vetëm i 12-ti Valentino Rossi ndërkohë që disi më mirë Andrea Dovizioso që u rendit i 8-ti.