Gabriel Jesus po kërkon një eksperiencë të re pasi ylli i tij te Arsenali ka rënë, ndaj rrethi i tij ia ka ofruar atë Milanit, i cili po e shqyrton idenë.
Që më herët këtë muaj ishte sugjeruar se braziliani ishte në radarët e kuqezinjve, mes disa skuadrave të Serie A që janë në kërkim të një sulmuesi.
Historiku i dëmtimeve ka bërë që shumë prej tyre të hezitojnë, por përfaqësuesit e tij besojnë se futbolli italian mund të jetë hapi i radhës dhe po e shtyjnë në mënyrë të veçantë drejt Milanit.
Ndërkohë, Niclas Füllkrug është tashmë në rrugë drejt San Siros nga West Ham United, ndaj stafi i Max Allegrit duhet të bëjë vlerësimet dhe do ta diskutojë sërish çështjen pas pushimit të Krishtlindjeve.
Milani kishte nevojë urgjente për një qendërsulmues pasi humbi Santiago Gimenez për disa muaj për shkak të një operacioni në kyçin e këmbës, dhe Füllkrug i përshtatet këtij profili.
Kjo nuk do të thotë se nuk do të kërkohen alternativa të tjera, veçanërisht duke parë se ish-sulmuesi i Chelseat, Christopher Nkunku, ka zhgënjyer deri tani këtë sezon.
Ajo që mund të konfirmojmë, së bashku me Gianluigi Longari të “Sportitalias”, është se Gabriel Jesus i është ofruar AC Milanit./GazetaExpress/